Interi, në garë për Nacho Fernandez

Interi, në garë për Nacho Fernandez

 Dyshimet mbi rinovimin e kontratës me Real Madridin , e kanë shëndërruar në një element të rëndësishëm në merkato Nacho Fernandezin.

Sipas ‘ Fichajes ‘ , për mbrojtësin ka treguar interes Interi duke qenë se Milan Skriniar do të largohet nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ në përfundimin e sezonit .

Kërkesat e 33 vjeçarit sipas ‘ Sport ‘ konsiderohen të tepërta nga drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ , ndërsa ‘ Defensa Central ‘ ka konfirmuar se Nacho Fernandez tanimë e ka refuzuar ofertën e ‘’ Merengues ‘’, e cila konsiston në zgjatjen e kontratës edhe për një sezon tjetër , ekzaktësisht deri në 30 qershorin e 2024-tës  kundrejt të njëjtit përfitim.

Interesi i zikaltërve konsiderohet një shpëtim për lojtarin nga Alcala de  Henares, të cilin Simone Inzaghi e shikon si zëvëndësuesin ideal të sllovakut , i cili me shumë gjasa do të transferohet tek Paris St Germain gjatë merkatos së verës.

Ishi i Sampdorias prej sezonesh tashmë konsiderohet një ndër më të mirët jo vetëm tek Interi por edhe në kontinentin e vjetër dhe pritej interesi i ekipeve të elitës për shërbimet e tij .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy