Allegri: Real Madridin e kam refuzuar dy herë, krenar për karrierën

Allegri: Real Madridin e kam refuzuar dy herë, krenar për karrierën

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, zbuloi në një intervistë të dhënë së fundmi se është shumë afër firmës me Real Madrid. Tekniku italian tregoi edhe bisedën me presidentin Florentino Perez, kur i tregoi se kishte zgjedhur rikthimin te Juventusi.

Allegri tha se është krenar për karrierën e tij, duke shtuar më tej se Realin e ka refuzuar dy herë.

E kam thënë dhe e përsëris, këtë vit isha shumë pranë firmosjes me Real Madridin. Në mëngjesin e ditës që do të firmosnim telefonova Presidentin e Realit dhe i thash që zgjodha Juventusin. Ai më falënderoi. Që në momentin Juventus më kontaktoi në maj nuk kisha asnjë dyshim.

Nga ana profesionale do të ishte një arritje e madhe, sigurisht të drejtosh Milan, Juventus e më pas Realin, por në jetë nuk mund të kesh gjithçka gjithmonë dhe jam shumë i lumtur dhe krenar që kam drejtuar për vite Milanin dhe tani u bënë gjashtë vite në një klub si Juventus. Te Reali kam thënë jo dy herë. Hera e parë ishte kur rinovova me Juven. I thash Presidentit të Realit që i kisha dhënë fjalën Andrea Angellit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy