
Largimi i Jurgen Kloppit në fundin e sezonit, sigurisht do të jetë një moment shumë i vështirë për Liverpoolin.
‘’ The Redsat ‘’ kanë fituar çdo trofe të rëndësishëm në të kaluarën nën drejtimin e gjermanit, por çdo fillim e ka edhe një fund.
Drejtuesit e anglezëve kanë filluar ti bëjnë llogaritë për merkaton e verës, periudhë determinante për vijimësinë.
Një ndër objektivat kryesorë është përforcimi i fazës defensive dhe faktikisht deri më tani disa emra kanë qarkulluar në mitikun ‘’ Anfield Road ‘’.
Transferimi i Goncalo Inacios vijon të jetë prioritet për Liverpoolin, mbrojtës i cili po impresionon në rradhët e Sporting Lisbonës.
Portugezët do të kërkojnë të dalin maksimalisht të fituar me shitjen e 22 vjeçarit dhe largimi i tij nga ‘’ Jose Alvalade ‘’ do ti kushtojë pretendentëve 52 milionë euro.
Gjigandët e Portugalisë janë të vendosur tashmë dhe i mbetet në dorë drejtuesve të Liverpoolit, apo ndonjë ekipi tjetër ta pranojë kërkesën e luzitanëve, për tu përforcuar me një ndër më cilësorët në Europë.
Në të kaluarën edhe Chelsea shfaqi interes për lojtarin nga Almada, i cili sipas portalit ‘ TEAMtalk ‘ ka deklaruar së fundmi se dëshiron të mbrojë ngjyrat e gjashtë herë kampionëve të Champions Leagues.



