Tottenhami përcakton çmimin për Kane

Tottenhami përcakton çmimin për Kane

 Drejtuesit e Real Madridit janë të vetëdijshëm se merkatoja e verës do të jetë përcaktuese për ti gjetur një shoqërues Karim Benzemas , i cili nuk e ka patur mbështetjen e duhur gjatë sezonit.

Duke qenë se Endrick do të mbërrijë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në verën e 2024-tës , një ndër emrat më të lakuar në kampin kryeqytetas vijon të jetë ai i Harry Kane.

Për bomberin anglez tratativat e ‘’ Galaktikëve ‘’  janë të ditura prej vitesh dhe duke qenë se kontrata e ‘’ Uraganit ‘’ me Tottenham Hotspurin skadon në 30 qershorin e 2024-tës , për anglezët kjo periudhë do të jetë shumë e rëndësishme për të evituar largimin e golashënuesit me parametër zero.

Flitet se akordi mund të arrijë deri në 70 milionë euro dhe për spanjollët do të ishte një hap shumë i suksesshëm duke qenë se 29 vjeçari vijon të jetë një ndër më të mirët në qarkullim.

Sezoni aktual është i dhjeti në ‘’ White Hart Lane ‘’ dhe në 434 sfidat e zhvilluara ishi i Leicester City-t numëron 278 gola dhe 64 asiste.

Ndoshta kjo verë do ti japë fund eksperiencës tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ duke qenë se pas dere janë  ‘’ Los Merengues ‘’ , të cilët bashkjetojnë me trofetë në çdo sezon dhe objektivi kryesor i Harry Kanes është pikërisht suksesi në aspektin kolektiv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy