
Rey Manaj, po kalon formën më të mirë në karrierë, teksa po shkëlqen në Turqi. Plot 18 gola të shënuar këtë sezon me fanellën e Sivasspor, performancë që ka sjellë edhe interesime të shumta për sulmuesin shqiptar.
Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Besiktas është një nga klubet që ka shfaqur interes për shërbimet e Manajt.
27-vjeçari pëlqehet shumë nga klubi bardhezi, që thuhet se ka gati edhe 15 milionë euro, për të marrë shërbimet e tij.
Merkato e verës, pritet të jetë tepër e nxehtë për lushnjarin, teksa pritet të jetë edhe në Europian me Shqipërinë në Gjermani.



