
Sulmuesi i Hellas Verona, Giovanni Simeone, është zgjedhur si lojtari më i mirë për muajin tetor në Serie A në Itali.
Gjatë muajit tetor, Simeone u shfaq me të vërtetë i papërmbajtshëm, teksa realizoi plot 7 gol. Katër gola, argjentinasi ia shënoi vetëm Lazios, ndërsa realizoi dopietë golash edhe ndaj Juventusit.
Simeone vazhdoi me formën e tij të shkëlqye edhe për muajin nëntor, pasi gjeti rrugën e rrjetës edhe në barazimin 1-1 të Hellas Verona ndaj kryesuesve të Napolit.



