Skuadra franceze e Lille, ka konfirmuar se Jonathan Ikone, ka nënshkruar me Fiorentinën në Serie A. Kartoni i sulmuesit, klubit nga Firence i ka kushtuar plot 15 milionë euro, plus bonuse.
Francezi ishte pjesë e Lille nga 2018, me të cilët zhvilloi 150 ndeshje, ku arriti të fitojë edhe një titull kampion.
23-vjeçari kërkohej nga disa klube, falë paraqitjeve të shkëlqyera, por akordi është arritur vetëm me Fiorentinën, që bën kështu një transferim të rëndësishëm për merkaton e janarit.



