Tirana u mposht me rezultatin 3-1 në miqësore ndaj Ballkanit, të drejtuar nga trajneri Ilir Daja. Në miqësoren e zhvilluar në Ohër, kampionët e Kosovës, ishin dominues, teksa diçka të tillë e tregon edhe rezultati i ndeshjes. Kjo ishte miqësorja e dytë e Tiranës, pas asaj të humbur 1-2 ndaj Dukagjinit. Vlen të përmendet, se bardheblutë kanë pësuar ndryshime të shumta në skuadër, ka sezoni i kaluar.



