Newcastle avancon për Diego Carlos

Newcastle avancon për Diego Carlos

 Mbrojtësi Diego Carlos është shëndërruar në një prioritet absolut për Newcastlen por deri më tani Sevilla ka ditur të rezistojë për një ndër më të rëndësishmit në skemat e Julen Lopeteguit .

Duhet theksuar se  milionat e sheikut Al Rumayyan janë një indikator që mund ti favorizojë bardhezinjtë për transferimin e brazilianit në ‘’ St James Park ‘’.

Pozicioni i andaluzëve në lidhje me 28 vjeçarin duket sikur ka ndryshuar , lajm i konfirmuar nga portali ‘ As ‘ .

Spanjollët e kanë vlerësuar interesin e  britanikëve për të cilët çdo sfidë do të jetë një finale dhe e kanë ulur kërkesën deri në 60 milionë euro për pilarin e prapavijës .

Të ashtuquajturit ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë koshientë se kjo ofertë  mund ti ndihmojë për tu fuqizuar me elementë të rinj dhe në rastin konkret do të dilnin tejet të fituar sepse e transferuan nga Nantes për vetëm 15 milionë euro në verën e 2019-tës .

Kualiteti impresionues i  lojtarit nga Sao Paolo jo pa qëllim ka shkaktuar këmbnguljen e ‘’ Las Urracas ‘’ i cili nëse do të vendosë largimin nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ do ti krijonte një boshllëk shumë të madh Sevillas sidomos në lidhje me sezonin aktual gjatë të cilit objektivi primar është pjesëmarrja në Champions League .

 Jo vetëm Sevilla por edhe Diego Carlos do të kishte një mundësi tepër interesante për ta zgjeruar protagonizmin edhe në Premier League, një ndër pesë kampionatet më të bukur të Europës.

Plani në lidhje me rikthimin në atë skuadrën e suksesshme të shumë viteve më përpara ka dhënë rezultatet e pritura për Newcastlen që synon shkëputjen nga  zona e ftohtë e renditjes në javët vijuese  dhe pse jo mos të surprizojë deri në fundin e kampionatit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy