Fabian Ruiz zbardh të ardhmen

Fabian Ruiz zbardh të ardhmen

Mesfushorit  Fabian Ruiz i mbetet edhe pak kohë tek Napoli pasi kontrata i përfundon në  verën e 2023- shit dhe bardhekatërve si mbetet opsion tjetër veçse ta shesin gjatë kësaj vere sepse në të kundërt mund ta humbasin me parametër zero . 

Spanjolli ka dhënë një kontribut të vyer tek ‘’ Il Partenopei ‘’  por mendon se ka mbërritur momenti për të ndryshuar ambjent duke qenë se pretendohet nga  skuadra të fuqishme.

Para pak kohësh 23 vjeçari i dha një shuplakë Arsenalit duke refuzuar kalimin në ‘’ Emirates ‘’ sepse ‘’ Topchinjtë ‘’ nuk e kanë bindur gjatë ecurisë së tyre  dhe ka deklaruar dëshirën e tij .

  Opsioni i parë është kalimi tek Real Madridi për arsye se Carlo Ancelotti po kërkon prej kohësh një element që ofron garanci në mungesë të Toni Kross, Luka Modric apo Casemiros .

Fabian Ruiz e plotëson kërkesën e ishi-t të Milanit por duhet të bëjë kujdes sepse edhe Paris St Germain po e ndjek evolucionin e spanjollit dhe vijon rrugëtimin drejt ëndërrës së formimit të një ekipi që mund të mposhtë çdo rival që i del përpara .

‘’ Les Pariziens ‘’ i është ngulitur prej vitesh në kokë ideja se një ditë do ta ngrejnë trofeun e Champions Leagues dhe ndoshta këtë vit mund ta arrijnë këtë objektiv pasi përbëhen nga lojtarë që entuziazmojnë çdokënd.

Fabian Ruiz e ka treguar në katër sezone se mund të përballojë çdo sfidë dhe ndoshta përfundimi i aktualit mund ta shohë duke bërë gati valixhet dhe të largohet nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’. 

6 gola në 28 sfida vijojnë të kenë nga pas një kompromis absolut me italianët dhe flasin për një lojtar që adaptohet lehtësisht në disa pozicione të fushës , aspekt totalisht favorizues për të ardhmen .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy