
Debutimi i Albion Rrahmanit me fanellën e Kosovës, nuk shkoi ashtu siç ai do të kishte dëshiruar.
Sulmuesi u dëmtua rëndë, teksa pësoi frakturë të fibulës dhe këputje të ligamenteve në kyçin e këmbës së djathtë.
Për këtë arsye, Rrahmani do i nënshtrohet operacionit dhe viti për të është mbyllur, pasi nuk mund të luajë më asnjë ndeshje për 2023.



