
Një katërshe arbitrash shqiptarë do të vendosin drejtësi në ndeshjen e Conference League, mes italianëve të Fiorentinës dhe turqve të Sivasspor.
Arbitër kryesor në këtë takim do të jetë Enea Jorgji, i cili do të ndihmohet nga dy asistentët, Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha.
Sakaq, në rolin e arbitrit të katërt do të jetë Juxhin Xhaja i cili së fundmi ishte i impenjuar në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.
Kjo do jetë ndeshja e parë për fazën e 1/8-ve për këto skuadra, ku Fiorentina vjen si favoprite absolute.



