Real Madridi interesohet për Joao Felix

Real Madridi interesohet për Joao Felix

  Situata e ndërlikuar e Joao Felixit tek Atletico Madridi menjëherë e ka marrë përgjigjen e drejtuesve .

Tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ luhatje të tilla konsiderohen të papranueshme dhe ky fakt e ka shqetësuar ndjeshëm Cholo Simeonen.

Kryeqytetasit nuk e përjashtojnë shitjen e 22 vjeçarit gjatë merkatos së janarit pavarësisht se kontributi i tij nuk mund të harrohet lehtë .

Traineri argjentinas shquhet për kokëfortësinë e tij dhe nëse nuk merr 100 % nga lojtarët e tij , situata mund të ndryshojë gjatë merkatos.

Risia në këtë histori është se Real Madridi tashmë i ka trokitur në derë rivalëve direktë për fitimin e Primera Division për arsye se Joao Felix është plani C i Florentino Perez, president që asnjëherë nuk ka reshtur së provuari për të transferuar Erling Haaland dhe Kylian Mbappen në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, prioritetet e ‘’ Los Merengues ‘’.

Megjithatë si norvegjezi ashtu edhe francezi e përfundojnë kontratën në 2024-tën dhe duke iu referuar rendimentit të tyre, për ‘’ Galaktikët ‘’ do të jetë shumë i  vështirë akordi me golashënuesit.

 Duke e njohur manjatin spanjoll arrihet lehtësisht në konkluzionin se nuk do të dorëzohet asnjëherë deri sa ti transferojë tek skuadra e zemrës, ashtu siç ka bërë edhe me shumë yje të futbollit në të kaluarën dhe falë investimeve marramendëse Real Madridi ka akumuluar ndër vite suksese në të gjithë kompeticionet pjesëmarrëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy