Michael Olise, preferon Real Madridin

Michael Olise, preferon Real Madridin

Të qënit një komponent deçiziv si tek Bayern Muncheni ashtu edhe tek Franca po i siguron pretendentë Michael Olises. 

Në kontinentin e vjetër do të zhvillohet një tjetër supersfidë midis Real Madridit, Liverpoolit dhe Arsenalit për francezin. 

Lajmi është raportuar nga Christian Falk në portalin ‘ CaughOffside ‘, sipas të cilit sulmuesi preferon ‘’ Los Blancos ‘’. 

Në 20 qershorin e kaluar u mohuan kontaktet ndërmjet agjentëve dhe drejtuesve të kryqytetasve por kjo histori tashmë është në favorin e kryeqytetasve. 

Deri në 30 qershorin e 2029-tës ishi i Crystal Palaces do të jetë i lidhur me ish rekordmenët e Bundesligës por insistimi i ‘’ Los Merengues ‘’ mund të rezultojë me transferimin në gjigandin ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Në këtë mes qartazi ‘’ Topchinjtë ‘’ dhe ‘’ Të Kuqtë ‘’ kanë humbur terren dhe ish fituesit e Champions Leagues kanë një avantazh të lehtë.

 Dihet se 24 vjeçari bën diferencën, pjesë e Bayern Munchenit që prej korrikut të 2024-tës për afro 53 milionë euro. 

Edhe tek kombëtarja e ‘’ Gjelave ‘’ e ka konsoliduar vendin dhe ka formuar një treshe të frikshme me Ousmane Dembelen dhe Kylian Mbappen. 

Në këtë aspekt Florentino Perezi do ta ketë edhe më të lehtë pasi golashënuesi e ka shprehur dëshirën dhe pritet të vendosë së shpejti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy