Tifozët e skuadrave që po zhvillojnë Botërorin e klubeve 2019, që po mbahet në Katar, do t'u lejohet përdorimi i pijeve alkoolike mes të cilave vera, birra apo pijet superalkoolike. Bie në këtë mënyrë rreziku i ndonjë dënimi të mundshëm të përdoruesve nga ana e vendit mysliman, ku rrezikonte burgun në rast të përdorimit të tij.
Siç citojnë edhe disa të përditshme, ishin të shumtë personat e shqetësuar ndaj këtij fakti në Kupën e Botës të organizuar në Katar, që çeli siparin më 11 dhjetor, në pritje të Botërorit të vitit 2022. Por kjo pengesë kufizohet në brendësi të stadiumit, ndërsa në disa zona jashtë tij, rezervuar tifozëve, të ashtuquajturat ‘Fan Zone’ do të kenë në dispozicion verë, birrë dhe shumë të tjera.
Madje janë bërë publike edhe çmimet. Në fan zone të kryeqytetit Doha, gjysmë litri birrë kushton 6.9 dollarë. Një çmim ky më i ulët se ato rezervuar të huajve në hotele.
Fan zone ofron edhe vodka, uiski apo xhin. FIFA premton një atmosferë feste relaksuese në zonën dedikuar të pasionuarve në veri të qytetit, aty ku vizitorët mund të shohin në ekranet gjigante tërë ndeshjet deri në finalen e datës 21 dhjetor.
Vetëm pak kohë më parë, vetë skuadra e Liverpool që është pjesëmarrëse në kompeticion, pati paralajmëruar tifozët e vet për të qenë të kujdessshëm me alkoolin.



