Jeton Beqiri është larguar nga drejtimi i Bylisit. Mësohet se trajneri tetovar ka marrë një ofertë të mirë nga një klub arab dhe për këtë arsye, ka folur me drejtuesit për t’i komunikuar largimin, për të cilin është mirëkuptuar në klub.
Pas kësaj, Beqiri ka folur për faqen e klubit ballshiot, ku thotë se do të vazhdojë karrierën në Arabi, ndërsa falënderon të gjithë për këtë aventurë 1-vjeccare te Bylisi.
Mbase është një ndarje e parakohshme, por unë dua që të falënderoj klubin, në veçanti presidentin Besnik Kapllanaj, që është mik i imi dhe mbetet i tillë, por edhe familjen e tij që bën shumë për futbollin në këtë qytet. Dua tu shpreh mirënjohje edhe lojtarëve që kam punuar vjet, por edhe sivjet, padyshim edhe tifozët që më kanë shoqëruar në këtë periudhë 1-vjeçare të mrekullueshme si trajner. Ne luftuam dhe fituam së bashku.
Këto ngjyra janë dhe do të qëndrojnë përgjithmonë në zemrën time, sepse ku ka më mirë se kur realizon synimet me sukses. Por, në futboll ndodhin këto, e rëndësishme është që largohemi me dorën në qafë dhe tashmë unë jam drejt vijimit të karrierës në Arabi. Do të jem në ndihmë të Bylisit deri në fundjavë dhe shpresoj që skuadra të shkojë sa më lartë duke vijuar me sukses projektin e nisur. Do të jetë një mirupafshim dhe jo një lamtumirë.



