Fagu: Po kalonim një “ngërç”, shpresoj të kemi thyer akullin me fitoren ndaj Kukësit

Fagu: Po kalonim një “ngërç”, shpresoj të kemi thyer akullin me fitoren ndaj Kukësit

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, foli për MCN TV, pas fitores minimale që skuadra e tij mori ndaj Kukësit.

Fagu deklaroi se është një triumf shumë i rëndësishëm, ndërsa shtoi se ekipi kishte nevojë për këtë, për shkak të ngërçit që po kalonin.

Sigurisht për ne ishte shumë e rëndësishme fitorja për vazhdimësinë e kampionatit, Kukësi kishte rastet e veta, edhe ne po e kërkonim golin dhe lamë shumë hapësira mbrapa. Por siç thashë, na interesonin 3 pikët.

Është shenjë e mirë që nuk pësojmë gol, kemi filluar të kemi stabilitet në mbrojtje, kemi pasur një ngërç psikologjik sepse rezultatet nuk kanë qenë në favorin tonë. Por shpresoj që me këtë fitore ta kemi thyer akullin dhe të vazhdojmë për “Final 4”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy