
Paraqitjet e mrekullueshme të Joao Neves me Benfikën po i sigurojnë pretendentë shumë cilësorë.
Mbrojtësi, me vetëm 19 vite mbi supe po tregon se është i gatshëm të bëjë një hap përpara në karrierë.
Gjigandët e Premier Leagues s’kanë vonuar dhe mënjëherë janë vënë në ndjekje të këtij lojtari.
Flitet për Manchester United dhe Manchester City-n, ekipe të cilët do të zhvillojnë një tjetër derbi, për këtë element shumë premtues.
Strategjia e drejtueve të ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe ‘’ Qytetarëve ‘’ lidhet me transferimin e talentëve, të cilët do ti përfaqësojnë në të ardhmen.
Për sa i përket bardhekaltërve, Pep Guardiola e ka dhënë ‘ Ok ‘ për kalimin e Joao Neves në ‘’ Etihad ‘’ por s’duhet nënvlerësuar Manchester United, një ekip me një potencial të konsiderueshëm në aspektin ekonomik.
Me kryeqytetasit Joao Neves numëron 32 sfida, 1 gol dhe 1 asist në sezonin aktual dhe largimi nga ‘’ Estadio da Luz ‘’ mund të rezultojë një sukses në çdo aspekt.



