
Pavarësisht situatës së rënduar në aspektin ekonomik, tek Barcelona vijon të punohet intensivisht në lidhje me merkatot vijuese.
Këtë herë , sipas ‘ Relevos ‘ , drejtuesit e ‘’ Blaugranëve ‘’ kanë zgjedhur Suedinë, konkretisht ekipin e Djugardens, aty ku performon Lucas Bergvall.
Mesfushori premton shumë për të ardhmen dhe me vetëm 17 vite mbi supe po shkëlqen në çdo ndeshje me këtë skuadër.
Kontrata e nordikut skadon në 2025-sën por vlera e kartonit arrin 5 milionë eurot, shifër aspak problematike për xhepat e Joan Laportas.
Negociatat kanë filluar ndërmjet dy institucioneve por duke qenë se është ende herët, nuk ka asgjë konkrete.
Katalanasit prej vitesh i japin shumë vëmëndje zhvillimit të talentëve dhe transferimit të tyre në ‘’ Camp Nou ‘’ pasi qëllimi konsiston tek kombinimi me eksperiencën, për të formuar ekipin ideal dhe më pas shëndërrimit të një kandidati potencial për fitimin e titujve.
Megjithatë, për Lucas Bergvall është interesuar edhe Interi, skuadër e cila parashikohet se do t’ia vështirësojë disi objektivin ish fituesve të La Ligas, për një element shumë cilësor, në një kampionat interesant si ai suedez.
Nëse i rikthehemi paska të kaluarës, debutimin si profesionist lojtari në fjalë e bëri tek Brommapojkarna dhe me kryeqytetasit deri më tani numëron 26 sfida, 2 gola dhe 1 asist.



