Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli është renditur në vendin e katërt, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, që po mbahet në Uzbekistan.
Veli u rendit e katërta në stilin e shkëputjes, duke kaluar me sukses dy provat e para 86 dhe 88 kg, por nuk ia doli në provën e tretë me 91 kg. Peshëngritësja shqiptare e mbylli e katërta, duke mos arritur dot të futet në zonën e medaljeve.
Ndërkohë sot do jetë radha e dy peshëngritësve të tjerë nga Shqipëria, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, të cilët gjithashtu do të garojnë në kampionatin Botëror.



