Miqësorja e Shqipërisë me Gjeorgjinë, zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja

Miqësorja e Shqipërisë me Gjeorgjinë, zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja

Shqipëria do të luajë një miqësore me Gjeorgjinë më 29 mars, duke filluar nga ora 18:00.

Ditën e sotme është zbuluar edhe stadiumi ku do të luhet kjo sfidë. Do të jetë “Air Albania" stadiumi që do të presë ndeshjen.

Dy federatat anëtare kanë arritur dakordësinë për stadiumin dhe orarin, pasi arritën më parë marrëveshjen për të zhvilluar këtë sfidë miqësore, në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kombeve që do të nisë nga muaji qershor, me Shqipërinë që është pjesë e grupit B2 në Ligën B, së bashku me Rusinë, Izraelin dhe Islandën.

Kjo do të jetë miqësorja e pestë mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që në total kanë zhvilluar 13 ndeshje mes njëra-tjetrës, ku 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe Botërorit, ndërsa 4 prej tyre kanë qenë miqësore.

Përpara përballjes me Gjeorgjinë, Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore më 26 mars ndaj Spanjës. Sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, kjo ndeshje do të zhvillohet në Spanjë, në stadiumin “RCDE”, që është shtëpia e skuadrës së Espanjolit në Barcelonë, duke nisur nga ora 19:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy