Barcelona synon Sterling

Barcelona synon Sterling

     Pas hidhërimit të përjetuar  me humbjen e finales së Champions Leagues ,  Barcelona do të kërkojë ti japë një tjetër goditje Manchester City-t në merkato . Drejtuesit katalanas kanë nisur ofensivën për ekstremin Raheem Sterling i cili preferohet shumë nga Ronald Koeman .  Anglezi ka evidentuar një humbje të theksuar protagonizmi me bardhekaltërit dhe nuk e ka gëzuar aspak  Pep Guardiolan  .  ‘’ Azulgranët ‘’ duan ta përfitojnë nga kjo situatë e gjeneruar në kampin e anglezëve  dhe ti dobësojnë akoma më shumë . Sipas Sport  ‘’ Los Cules ‘’ po i lëvizin me shpejtësi gurët për të akumuluar fondet e duhura dhe të hidhen në sulm për Raheem Sterling .  Zgjidhja e përkryer për blerjet e rradhës që konsiderohen të domosdoshme është shitja e lojtarëve që s’bëjnë pjesë në planet e trainerit hollandez të cilët do ti krijonin terrenin e përshtatshëm spanjollëve për të tentuar  afrime cilësore në ‘’ Camp Nou ‘’.   Aktualisht një shqetësim i dukshëm për Barcelonën është edhe mosarritja e rinovimit të kontratës me Ousmane Dembelen  për të cilin interesohen disa skuadra me emër , situatë që është në disfavor për të ardhmen e këtij klubi  . Nëse gjërat s’do të ndryshojnë  në javët vijuese , drejtuesve me në krye Joan Laportan nuk i mbetet rrugë tjetër veçse të  konfirmojnë shitjen e francezit për një shifër që varion nga 50-60 milionë euro . 26 vjecari mbetet një ndër lojtarët më të spikatur  në lidhje me merkaton sepse nuk ia ka mbushur mendjen  Pep Guardiolas.   Loja e zhvilluar e ka  impresionuar trainerin Ronald Koeman i cili kërkon ta nxjerrë nga balta në të cilën është futur Barcelona dhe është koshient se emri i madh i kësaj skuadre duhet të shoqërohet në mënyrë të pashmangshme me lojtarë që i garantojnë suksesin në  çdo kompeticion pjesmarrës në sezonin e ardhshëm . Pa dyshim që kjo pistë cilësohet  një ndër më surprizueset  e merkatos për vetë peshën specifike që ka patur Raheem Sterling tek  Manchester City   dhe krijon shumë entuziazëm për të ardhmen e sulmuesit të lindur në Kingston të Xhamajkës .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy