Shqipëria ka marrë një tjetër barazim pa gola 0:0 kundër Lituanisë në Ligën e Kombeve, në një ndeshje të dominuar, por pa mundur të konkretizojë rastet që nuk munguan për shënim gjatë ndeshjes.
Pas këtij takimi, kuqezinjtë renditen në vendin e dytë me 5 pikë, po aq sa Lituania e vendit të parë.
Dy ndeshjet e fundit për Shqipërinë luhen në Tiranë, me Kazakistanin më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë 3 ditë më pas.



