Atletico Madrid pëlqen Schick

Atletico Madrid pëlqen Schick

 

 Eshtë e qartë që një ndër prioritetet e Atletico Madridit për sezonin vijues  do të jetë fuqizimi i ofensivës . Diego Simeone nuk është bindur me ecurinë e të besuarve të tij deri në këtë momente dhe ndërhyrjet konsiderohen të domosdoshme për ‘’ Los Colchoneros ‘’.

Patrick Schick i Bayer Leverkusen po ndiqet me kujdes nga drejtori sportiv Andrea Berta i cili e ka përfshirë menjëherë në listen e merkatos .  Sulmuesi i lindur në Pragë ka demostruar një potencial të jashtëzakonshëm në ofensivën e ‘’ Aspirinave ‘’  duke i ardhur në ndihmë me 16 realizime në 17 ndeshjet e këtij sezoni. 

Kjo statistikë konceptohet si një rekord më vete për gjermanët të cilët sigurisht parashikohet se do ta kundërshtojnë kategorikisht largimin e perlës së metrave të fundit pavarësisht se Atletico Madridi është një ekip që vlerësohet nga çdo lojtar i niveleve të tilla .

Largimi i mundshëm i 25 vjeçarit nga ‘’ BayArena ‘’ do të vinte seriozisht në rrezik produktivitetin e Bayer Leverkusen pavarësisht se në luftë janë ekipe që entuziazmojnë çdokënd si Juventus , Manchester City dhe Borussia Dortmundi.  

Kalimi nga Roma në Bundesligë në merkaton verore të 2020- tës tashmë mund të cilësohet një hap i qëlluar në shenjë nga Patrick Schick i cili ka treguar se mund të adaptohet  në çdo kampionat.

Pavarësisht se është një destinacion shumë interesant, parashikohet se ishi i Sampdorias nuk do ta ndalojë ecurinë e mrekullueshme në një skuadër ku mund të arrijë objektivat pa problem sepse njëkohësisht do të  ndërpriste një ndër momentet më të bukur të karrierës .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy