Prej dy ditësh, Partizani ndodhet në Turqi, aty ku po zhvillon fazën përgatitore, në këtë moment, kur kampionati është ndalur, për shkak të Botërorit.
Gjatë qëndrimit dy javor në Antalia, Partizani do të zhvillojë edhe tre miqësore.
Ndeshja e parë e të kuqve do të jetë më datë 30 nëntor, ku ata do të përballen me iranianët e Nassaji Mazandaran.
Ndërkohë, dy ndeshjet e tjera do të jenë përballë skuadrave turke. E para është ajo ndaj Sivasspor, që luhet më datë 2 dhjetor, ndërsa e dyta luhet më 4 dhjetori ndaj Umraniespor.



