Nuk ka fitues në “Stamford Bridge” mes Chelseas dhe Barcelonës. Bayern shkatërron Beshkitashin (VIDEO)

Nuk ka fitues në “Stamford Bridge” mes Chelseas dhe Barcelonës. Bayern shkatërron Beshkitashin (VIDEO)

Nuk ka fitues në super sfidën e parë të fazës së 1/16 të kompeticionit të “Uefa Champions League” mes Chelseas dhe Barcelonës.

Sfida e zhvilluar në “Stamford Bridge” u mbyll me rezultatin 1-1  duke e kthyer Barcelonën në skuadrën më favorite për të kaluar në raundin tjetër pasi sfida e kthimit do të luhet në “Camp Nou”.

Një 90 minutësh me mjaft emocione u zhvilluar në Londër me të dyja skuadrat që zhvilluan një lojë sulmuese, me Chelsean që pati rastet më të pastra për të shënuar.

Mesfushori Ëilliam u ndal dy herë nga shtylla në minutat 33′ dhe 43′ duke i mohuar golin në pjesën e parë që u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Atë që nuk e bëri dot në pjesën e parë e bën në të dytën në minutën 62-të duke shënuar një gol spektakolar nga distanca duke mposhtur Ter Stegen.

Pas këtij disavatazhi Barcelona hidhet në sulm për të gjetur golin e barazimit i cili do të vinte në minutën e 75-të me anë të yllit argjentinas Lionel Messi i cili përfitoi nga një gafë e mbrojtësve vendas dhe pas një asisi të Iniestas e dërgon topin në fund të rrjetës.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fërshëllimin e fundit të gjyqtarit duke e lënë për ndeshjen e kthimit se kush ekip do të kalojë për në fazën e çerekfinaleve.

Ndërkohë, në duelin tjetër të mbrëmjes së sotme Bayern Mynih ka shkatërruar në “Allianz Arena” skuadrën turke të Beshkitashit duke triumfuar me shifrat 5-0.

Një fitore që i jep kualifikimin kampionëve të gjermanisë që në ndeshjen e parë, dhe dueli i kthimit do të jetë një formalitet.

Golat për Bajernin në këtë sfidë u shënuan nga Myler dhe Levandovski nga një dopietë dhe Levandovski. 

Më poshtë golat e ndeshjes Chelsea-Barcelona.

Goli i pare i shenuar nga William

Goli i dyte i shenuar nga Messi

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy