Paraqitjet e shkëlqyera, tre klubet nga La Liga kërkojnë Ivan Balliun

Paraqitjet e shkëlqyera, tre klubet nga La Liga kërkojnë Ivan Balliun

Ivan Balliu, zhvilloi një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Rayo Vallecano në Spanjë, duke qenë nga më të spikaturit në skuadrën e tij.

Mbrojtësi i djathtë, tregoi paraqitje shumë të mira edhe me Shqipërinë, në grumbullimin e fundit, në dy ndeshjet ndaj Izraelit dhe Islandës.

Duke parë formën e treguar nga 30-vjeçari, në gjurmët e tij, janë vënë skuadra të njohura nga La Liga.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Villarreal, Betis dhe Espanyol, kanë shfaqur interes për të pasur në ekipet e tyre Balliun. Ky i fundit nuk ka vendosur ende për të ardhmen, por nuk përjashtohet mundësia që të qëndrojë edhe te Rayo Vallecano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy