
Gjatë merkatos së verës parashikohet se Manchester United do të jetë pa dyshim një ndër protagonistët. ‘’ The Red Devilsat ‘’ po zhvillojnë një sezon për tu harruar dhe momentalisht janë larg Europës.
Përgjegjësi kryesor për këtë situatë është traineri Erik Ten Hag, i cili do të japë maksimumin për ti dhënë fund peripecive të 20 herë kampionëve të Premier Leagues.
Prapavija mbetet prioritet për ishi-n e Ajax Amsterdamit pasi Varane, Lindelof dhe Evans mund ti japin lamtumirën ‘’ Old Traffordit ‘’ në fundin e sezonit.
Këtë herë drejtuesit e anglezëve i kanë kaluar kufinjtë dhe janë përqëndruar tek Aaron Anselmino. 18 vjeçari po impresionon me Boca Juniors dhe interesi i Manchester United mund të rezultojë i mjaftueshëm për të filluar eksperiencën e parë në kontinentin e vjetër.
Mbrojtësi i ekipit nga Bueno Aires garanton shumë për të ardhmen dhe britanikët medoemos duhet të përforcohen në çdo pozicion për të tentuar në vijimësi rikthimin tek trofetë e munguar prej vitesh në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
Talentët në Amerikën e Jugut gjithmonë janë pjesë e planeve të ekipeve të elitës në Europë dhe avantazhi për Manchester United në këte rast është se vijon të jetë një ndër më të famshmit dhe më të pasurit e futbollit.



