Sfidë e ashpër për Rashford

Sfidë e ashpër për Rashford

  Situata e Marcus Rashford tek Manchester United ka ndryshuar totalisht duke vënë tre ekipe të elitës në ndjekje të sulmuesit. 

Kontrata e anglezit me ‘’ The Red Devilsat ‘’ përfundon në 2023-shin dhe ofensiva për golashënuesin ka filluar përpara disa javësh.

Pas Atletico Madridit dhe Chelseat tre kandidatë të tjerë janë përfshirë në garë  për 24 vjeçarin .

Kartoni i tij sipas ‘ Transfermarkt ‘ i përafrohet 60 milionë eurove por nëse do të arrihet marrëveshja e rinovimit me Manchester United , kjo vlerë mund të shënoje rritje.

 Arsenali i Mikel Artetas është kandidati tjetër për Marcus Rashfordin.  Sipas ‘ talkSport ‘ , spanjolli kërkon të formojë një dyshe ëndërrash me Gabriel Jesus dhe të vijojë këtë rrugë të nisur me ‘’ Topchinjtë ‘’ të cilët nuk janë ekipi i disa viteve më përpara.

 Edhe Juventusi konsiderohet një rival për tu respektuar.  ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ është në një moment krize dhe Massimiliano Allegri po jep maksimumin për ta ndryshuar.

Torinezët janë një ekip shumë i frikshëm në ofensivë dhe italiani kërkon të formojë një treshe me Chiesan dhe Vlahovic për të shtuar rezultatet pasi deri më tani ish rekordmenët e Scudettos kanë lënë për të dëshiruar.

Edhe Milani ka menduar për talentin nga Manchesteri pasi e ardhmja e Rafael Leaos vijon ti sikletosë kuqezinjtë .

Portugezi pretendohet nga shumë ekipe potente, ndër të cilët më i avantazhuari duket Chelsea dhe në rastin e largimit të ishi-t të Lilles, do të shfrytëzonin paratë për të bindur Marcus Rashford ti bashohet 11-shes së italianit Stefano Pioli.

Nxënësi i Erik Ten Hag po i bën shkëlqyeshëm detyrat në çdo ndeshje dhe madje ka arritur të ulë në stol Cristiano Ronaldon , fakt që konsiderohet një sukses i dyfishtë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy