Franco Foda nuk do të jetë më trajneri i Austrisë, pas ndeshje miqësore të martën ndaj Skocisë.
Pasi dështoi të kualifikonte kombëtaren austriake në Botëror, Foda ka njoftuar dorëheqjen. Trajneri 55-vjeçar do të jetë në stolin e Austrisë edhe në miqësoren me Skocinë dhe më pas do të largohet.
Pas humbjes me Uellsin në “play off” që i hoqi mundësinë për të marrë pjesë në Botëror, Foda vendosi të largohet.
“Ne nuk mundëm të realizonim dot ëndrrën e madhe. Kam pasur shumë mendime gjatë ditëve të fundit dhe kam marrë të gjithë përgjegjësinë, për faktin që nuk u kualifikuam në Botëror”, tha Foda.



