Barcelona ka zyrtariozuar shitjen përfundimtare të mesfushori brazilian, Philipe Coutinho, te skuadra e Aston Villa.
Këta të fundit kanë blerë lojtarin, për një shifër të ulët prej 20 milionë eurosh. Coutinho u bashkua me skuadrën angleze në merkaton e janarit dhe ka treguar paraqitje shumë të mira.
29-vjeçari tashmë do të jetë në pronësinë e Aston Villa, por Barcelona do të ketë 50% të kartonit, në rast një shitje të mundshme në të ardhmen.



