
Tirana vazhdon me përforcimet në merkato. Walid Jaarmouni, është afrimi i radhës te bardheblutë e kryeqytetit.
Në njoftimin e klubit të Tiranës, bëhet e ditur se lojtari me origjinë marokene do të jetë një përforcim për repartin ofensiv.

POSTIMI I TIRANËS:
Mirësevjen Walid Jarmouni!
Walid Jarmouni është futbollisti më i ri i Tiranës. Francezi me origjinë marokene do të jetë një përforcim për repartin ofensiv. Gjuajta e tij e majtë do të luajë një rol të rëndësishëm edhe në pozicionet e tjera qëndër-sulmues dhe sulmues i djathtë.
Walid, i është bashkuar menjëherë skuadrës nën urdhërat e trajnerit duke nisur përgatitjet për rrugëtimin e tij të ri.



