Paris St Germain, interes për Kane

Paris St Germain, interes për Kane

Largimi i mundshëm i Kylian Mbappe i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Paris St Germain për ti gjetur zëvëndësuesin sulmuesit. Harry Kane, i cili prej vitesh tentohet nga klubet me emër konsiderohet një opsion ideal nga francezët , operacion i cili mund të finalizohet për shifrën e 100 milionë eurove. Parashikohet se shitja e ishi-t të Monacos mund ti fuqizojë me 200 milionë euro arkat e kryeqytetasve , të cilët mund ti japin shansin të ashtuquajturit ‘’ Uragani ‘’ për të fituar trofe kolektive, një objektiv i hershëm i golashënuesit. 29 vjeçari e përfundon kontratën me Tottenham Hotspurin në 30 qershorin e 2024-tës dhe në fakt për ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ konsiderohet një mundësi shumë e mirë për të evituar largimin e mundshëm të britanikut me parametër zero në të ardhmen. Prej vitesh me rradhë Nasser Al Khelaifi ka dhënë maksimumin gjatë periudhës së transferimëve duke firmosur me lojtarët më të mirë në qarkullim por objektivi kryesor i cili lidhet me fitimin e Champions Leagues vijon ti shpëtojë ish fituesve të Ligue 1. Në këtë sezon ishi i Leicester City-t spikati me ‘’ The Spursat ‘’ , duke kontribuar me 32 gola dhe 5 asiste në 49 sfida dhe vijon në çdo merkato të ketë pretendentë shumë cilësorë, ndër më të mirët e kontinentit të vjetër.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy