
Ashtu siç parashikohej prej kohësh , pretendentët për Memphis Depay do të vinin duke u shtuar dhe tashmë Tottenham Hotspuri do të luftojë për shërbimet e hollandezit.
Sulmuesi nuk po gjen hapësira tek Barcelona dhe me shumë gjasa merkatoja e dimrit do të jetë fillimi i një eksperience të re .
‘’ Gjelat e Londrës ‘’ janë një ekip shumë kompetitiv falë punës së shkëlqyer të Antonio Contes, trainer që i dërgoi menjëherë në grupet e Champions Leagues.
Informacionet e fundit flasin për një ofertë prej 35 milionë eurosh për ti bindur katalanasit t’ia hapin derën e ‘’ Camp Nout ‘’ për të udhëtuar drejt ‘’ White Hart Lanes ‘’ , aty ku e pret një ekip që i ka vënë tejet në vështirësi rivalët , deri në këtë stad të sezonit.
Kalimi tek Barcelona për 28 vjeçarin natyrisht ishte një hap shumë i rëndësishëm në karrierë por nuk ka mundur ta përballojë ashtu siç duhet rivalitetin, fakt që e ka lënë dukshëm në prapavijë .
Nëse i referohemi ‘’ The Whites ‘’ duhet theksuar se janë në një moment ideal dhe firmosja me Memphis Depay do ta forconte ndjeshëm ofensivën, repart në të cilin Tottenhami përbëhet nga emra si Richarlison, Heung Min Son apo Harry Kane , lojtarë që i shëndërrojnë ‘’ Spursat ‘’ në një ndër më të frikshmit në Angli edhe më gjerë .



