
Duke qenë se flitet për një largim të mundshëm të Mohamed Salah në merkaton e verës, drejtuesit e Liverpoolit po i lëvizin me shpejtësi gurët për ti gjetur një zëvëndësues.
Momentalisht Rodrygo Goes është ai lojtar që ka bindur trainerin Arne Slot, të cilin sipas ‘ Defensa Central ‘ e konsiderojnë kandidatin ideal.
Nuk do të jetë aspak e lehtë sepse braziliani vlerësohet shumë nga traineri Carlo Ancelotti, i cili ka ditur të jetë efektiv pavarësisht mbërritjes së Kylian Mbappe në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Do të jetë shumë e vështirë që sulmuesi të largohet nga ‘’ Galaktikët ‘’ pasi është një ekip ku e ka gjetur veten dhe ky sezon është i gjashti me ekipin e parë.
23 vjeçari kërkon protagonizmin me Real Madridin dhe koha e ka treguar se mund të arrijë çdo objektiv.
Tek ‘’ Los Merengues ‘’ është një presion shumë i madh, si në seancat stërvitore ashtu edhe në ndjeshje pasi një gabim i vogël mund të kushtojë shtrenjtë dhe atëherë të takon të ngrohësh stolin.
3 gola dhe 2 asiste në 11 sfida ka arritur deri më tani ishi i Santosit por prezenca në metrat e fundit ka rezultuar një ndihmë për Vinicius Juniorin dhe Kylian Mbappen.



