Ousmane Dembele, u transferua me bujë të Barcelona në verën e vitit 2017, ku shihej si zëvendësuesi ideal i Neymar, i cili asokohe u largua nga katalanasit, për të vazhduar karrierën te PSG.
Gjithsesi, dëmtimet e shumta të francezit, bënë që ai të mos shfaqë për asnjë moment potencialin e tij. Me trajnerin Xavi, Dembele është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Barcelona, por sulmuesi nuk e harron të kaluarën, ku thotë se për shkak të dëmtimeve të shumta, ka humbur katër vite të jetës së tij.
Isha i ri, si gjithë të tjerët. Por unë arrita të shpëtoj nga kjo situatë. Megjithatë, jo gjithçka doli ashtu siç menduan njerëzit. Nga 2017 deri në 2021 kam humbur një kohë të madhe. Kam humbur katër vite të jetës sime. Kam pasur shumë lëndime. Nëse nuk punoni, do të ngecni. Më thanë se do të lëndoja veten nëse nuk bëhesha më i fortë.
Me Koeman dhe Xavi u bëra më i mirë. Që atëherë nuk kam pasur asnjë lëndim. Ndihem mirë në Barcelonë, kam besimin e gjithë ekipit, klubit dhe jam i lumtur. Tani të gjithë flasin për mua në bazë të asaj që tregoj në fushë.



