Ceremoni mirënjohje për mundësit Valiev dhe Duadaev/ Rama: Dy medaljet, dallëndyshe të para që do pasohen nga të tjera

Ceremoni mirënjohje për mundësit Valiev dhe Duadaev/ Rama: Dy medaljet, dallëndyshe të para që do pasohen nga të tjera

Janë pritur me një ceremoni mirënjohjeje modelistët e Lojërave Olimpike, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev të cilët nderuan flamurin kombëtar në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në hapje të ceremonisë pritëse në kryeministri, mbajti fjalën Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili u shpreh se duhen më shumë fonde për të mbështetur sportistë tanë.

Sot kemi dy medalje olimpike. Komiteti Olimpik nuk bën sport, por bën politika dhe diplomaci sportive në ndihmë të sportit. Kemi shpërblim për ata që sjellin medalje për Shqipërinë.

Qeveria duhet të kthejë në prioritet rritjen e buxheteve, këto buxhete që kërkojmë, do t’i kthehen Shqipërisë me më shumë medalje dhe me më shumë kampionë. Këto dy medalje janë arritur me mund dhe sakrifica.

Dy mundësit, përkatësisht Chermen Valiev dhe Islam Dudaev fituan medalje bronzi, duke shkruar historinë për vendin tonë në Olimpiadë, u shpreh në ceremoninë pritëse, kryeministri i vendit Edi Rama.

Kënaqësi të jem këtu në këtë ceremoni për të nderuar dy përfaqësues të skuadrës tonë olimpike të cilët i dhanë Shqipërisë edhe dy medaljet e para olimpike në historinë e tyre.

Rrugëtimi i tyre deri këtu nuk ka qenë i lehtë, sepse këto medalje nuk ishin të rëna nga qielli, por janë rezultat i një rrugëtimi të transformimit që kanë nisur me mbështetjen e sportit dhe falë mundësive që janë krijuar me ndihëm e Fidel Yllit, në krye të Federatës.

Këto medalje janë dallëndyshet e para që do të sjellin medalje te tjera. Sot ne nderojmë dy sportistë të jashtëzakonshëm, të cilët nuk kanë lindur në Shqipëri, nuk e kanë filluar karrierën e tyre ne Shqipëri, por që kanë zgjedhur Shqipërinë për të vazhduar që të ushtrojnë pasionet e tyre dhe për të synuar majat më të larta të botës në disiplinën e tyre. Kjo është e rëndësishme, sepse nga një vend që braktisej nga bijtë e vet, sepse nuk i garantonte as ushqimin dhe humbiste potencialet që ktheheshin ën medalje për vendet fqinje, është kthyer në një vend që të adaptojë edhe sportistët që vijnë nga vende të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy