
Sulejman Starova, specialist futbolli, foli për kampionatin, në emisionin “Skaner” në MCN TV.
Starova deklaroi se Skënderbeu i pëlqeu shumë, pavarësisht se humbi ndaj Kukësin, ndërsa shtoi për këta të fundit se duhet të rrisin nivelin.
Ai tha se deri në javën e pestë, nuk ka parë asnjë skuadër të parkojë autobusin si Kukësi.
Kukësi mori një fitore në Korçë, konkurrenca në kampionat është shumë e madhe. Skënderbeu më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë, pavarësisht se humbën. Kërkuan të barazonin, edhe kur e pësuan nga një gol nga jashtë. Kukësi duhet të rrisë nivelin.
Nuk kam parë asnjë skuadër deri tani që të parkojë autobusin ashtu si Kukësi.



