Juventus fiton Superkupën e Italisë, zhgënjen Reali në Kupën e Spanjës

Juventus fiton Superkupën e Italisë, zhgënjen Reali në Kupën e Spanjës

Juventus është shpallur fituesja e Superkupës së Italisë pasi ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Napolin në ‘Mapei Stadium’.

Në stadiumin e Sasuolo-s pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0, ndërsa në të dyrën fillimisht zhbllokoi Cristiano Ronaldo. Napoli u përpoq të barazonte dhe rastin me të mirë e pati Insigne, i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Një detaj që do t’i mbushte sytë me lot në fund të takimit.

Në limitet e kohës së rregullt ishte Morata ai që vrau çdo shpresë të skuadrës së Gatusso-s, duke vulosur edhe shifrat përfundimtare të takimit.

Sakaq një rezultat tejet befasues ka ardhur nga Spanja, atje ku Real Madrid është eliminuar nga Kupa nga Alcoyana, një skuadër e kategorisë së tretë. 90 minutat përfunduan me shifrat 1-1, ndërsa në shtesë vendosi goli i Cassanova-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy