Mario Gjata, është largimi i radhës nga Egnatia. Sulmuesi ka njoftuar këtë të martë mbylljen e bashkëpunimit me rrogozhinasit.
24-vjeçari tashmë del lojtar i lirë në merkato dhe është në kërkim të një skuadre të re.
Gjata u bashkua me Egnatian në merkaton e dimrit, por dëmtimet e shumta, bënë që lojtari të mos gjejë formën më të mirë dhe si rrjedhojë minutat e aktivizimit ishin të pakta.
Në të shkuarën lojtari ka veshur fanellën e Teutës, Dinamos e Apolonisë në Shqipëri.



