Tre pretendentë për Dembele

Tre pretendentë për Dembele

  Pavarësisht se është në negociata e sipër me Barcelonën , për Ousmane Dembele interesi sa vjen e shtohet . Newcastle , Manchester United dhe Chelsea  do të masin forcat  për të firmosur me francezin i cili nuk po e gjen dot lumturinë në Katalunjë.  

Sipas të famshmes  ‘ Mundodeportivo ‘  gjithçka mund të ndodhë në ditët e mbetura të merkatos pavarësisht se është shumë e vështirë që sulmuesi të qëndrojë më gjatë në ‘’ Camp Nou ‘’ për arsye se klubet e lartpërmendura mund ti ofrojnë një ambjent ndryshe në aspektin ekonomik dhe sportiv talentit francez .

 Në lidhje me të ardhmen  24 vjeçari ka deklaruar se është i qetë dhe po e analizon mirë hapin e rradhës duke e lënë gjithçka në duart e agjentit të tij .

Ofertat nga Premier League janë shumë të bujshme dhe për ishi-n e Borussia Dortmundit s’do të ishte keq ndërrimi i ambjentit për arsye se ‘’ Los Cules ‘’ janë në një situatë tepër kritike dhe nuk ofrojnë garanci për sukseset e mëtejshme . Sigurisht për çdo komponent të saj , një fakt i tillë ia redukton shanset për të buzëqeshur në të ardhmen dhe tre ekipet e lartpërmendura e kanë potencialin për ta arritur këtë objektiv. 

‘’ Djajtë e Kuq ‘’ pavarësisht se nuk kanë bërë një ofertë konkrete për Ousmane Dembelen , e vlerësojnë shumë sepse me shpejtësinë që e karakterizon konsiderohet tipik për futbollin anglez dhe për më tepër do të ishte pjesë e një ndër ekipeve më të suksesshme të historisë . 

Për ‘’ Las Urracas ‘’ fjalët janë të tepërta sepse ashtu siç është theksuar edhe më përpara janë përballë një situate kritike në tabelë por çuditërisht  kanë privilegjin e të qënit klubi më i pasur i planetit .

Milionat e Al Rumayyan mund të konsiderohen nga asi i sulmit që do të shëndërrohej në një ndër liderët e projektit ambicioz të bardhezinvje .

 Ndërsa tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ gjërat funksionojnë ndryshe sepse nën drejtimin e Thomas Tuchel kanë arritur në majën e futbollit europian me fitimin e Champions Leagues dhe duan akumulojnë sa më shumë trofe .

 S’duhet harruar as Paris St Germain që sigurisht i turbullon dukshëm ujërat për talentin e kombëtares ‘’ Trikolor “. Me vetëm 1 gol dhe 2 asiste në 11 ndeshje , Ousmane Dembele e ka treguar se tek kuq e blutë nuk mund të vijojë sepse tani më shumë se kurrë Xavi Hernandezit i duhen lojtarë bindës dhe ishi i Rennes është shumë larg pretendimit të spanjollit  .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy