Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ju ka uruar 28 Nëntorin të gjithë fansave të tij shqiptarë.
“Nga zemra dua t’ju uroj të gjithëve 28 Nëntorin”, ka shkruar ai si përshkrim të një fotografie në të cilën shihet me nje shqiponjë pasi Gjermania kishte fituar titullin e Kampion i Botës . Në përshkrim ai ka shkruar po ashtu se “kurrë s’duhet harruar prejardhjen”.



