
Pas Real Madridit një tjetër kandidat potencial ka hyrë në garë për Angelo Stillerin.
Tanimë është Barcelona, duke qenë se traineri Hansi Flick ka kërkuar medoemos transferimin e mesfushorit në ‘’ Camp Nou ‘’.
Prej tre sezonesh 24 vjeçari ka impresionuar tek Stuttgarti, një komponent i cili spikat për oganizmin e lojës, inteligjencën në aspektin taktik dhe efikastitetin në pasime.
Stili i lojës së tij vlerësohet nga gjermani, i cili me avancimin e deritanishëm e ka rritur edhe vlerën e kartonit, momentalisht mbi 50 milionë euro.
Puna e deritanishme e ishi-t të Bayern Munchenit vlerësohet nga Joan Laporta, i cili i ka dhënë mbështetjen absolute referuar periudhës së transferimeve.
Angelo Stiler është një ndër më të rëndësishmit në 11-shen e Sebastian Hoeneb, ndër më cilësorët pa dyshim në Bundesligë dhe më gjerë.
Edhe pse bëhet fjalë për ‘’ Los Merengues ‘’ dhe ‘’ Los Cules ‘’, vendimi i takon fantazistit nga Mynihu, i cili në sezonin aktual numëron 1 gol dhe 6 asiste në 19 sfida.



