
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një sezon të shkëlqyer në La Liga me skuadrën e Mallorca, teksa ka arritur të shënojë deri tani 11 gola.
Duke parë formën, në gjurmët e lojtarit janë vënë disa skuadra. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Sevilla është një nga skuadrat që ka shfaqur interes serioz për sulmuesin.
Klubi spanjoll po përgatit ofertën për Mallorcan, për t’i bindur që të lënë të lirë Muriqin.



