Ultimatum për presidentin e Lazios, duhet të shesë klubin brenda 25 qershorit

Ultimatum për presidentin e Lazios, duhet të shesë klubin brenda 25 qershorit

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito është në hall të madh, pasi brenda 25 qershorit duhet të zgjidhë një çështje të rëndësishme.

Lotito përveç Lazios, ka në pronësinë e tij edhe klubin e Salernitana, me këta të fundit që u ngjitën këtë sezon në Serie A. Megjithatë rregulli në futboll është i qartë, ku një president nuk lejohet të ketë më shumë se një klub në pronësi brenda një kampionati.

Në këtë situatë, Federata Italiane, i ka vendosur ultimatum Lotitos të shesë njërin nga klubet deri më 25 qershor, në të kundërt rrezikon dënim të rëndë, deri në përjashtim të njërës prej skuadrave nga kampionati.

Tashmë 64-vjeçari po provon të gjejë një zgjidhje, pasi nuk dëshiron të heqë dorë nga asnjëra skuadër, ndonëse kjo nuk i lejohet.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy