Formula 1 /Vettel fiton "pole position" në Baku, pas tij vijnë Hamilton e Bottas

Formula 1 /Vettel fiton "pole position" në Baku, pas tij vijnë Hamilton e Bottas

Ferrari po tregon edhe një herë se është përmirësuar ndejshëm dhe kjo u dukë në pistën e Bakusë në Azerbaixhan, ku piloti gjerman i kokë kuqesh Sebastian Vettel fitoi "pole positions" dhe do të niset i pari.

Piloti gjerman i Ferrarit vendosi kohën më të shpejtë 1:41:498, duke lënë pas rivalin e tij kryesor, kampionin në fuqi Lewis Hamilton.

Piloti tjetër i Mercedes, Valteri Bottas regjistroi kohën e 3-të më të mirë, ndërsa pas tij do të nisen dy makinat Red Bull të Ricciardo dhe Verstappen.

Kimi Raikkonen regjistroi vetëm kohën e 6 më të mirë, pasi gaboi në sektorin e dytë të pistës, duke shpërdoruar një mundësi për t’u nisur mes të parëve.
Ky është pole position i 3-të radhazi për gjermanin e Ferrarit, Sebastian Vettel, që për më tepër kryeson edhe renditjen për pilotë, ndonëse jemi vetëm në garën e 4-t sezonale.

Për të gjithë të apasionuarit e garave me makina, Grand Prix e bakusë do të zhvillohet të dielën në orën 14:00.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy