Sfida me Teutën në gjysmëfinale, Shehi: Duam të fitojmë Kupën, Abazaj është në dyshim

Sfida me Teutën në gjysmëfinale, Shehi: Duam të fitojmë Kupën, Abazaj është në dyshim

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë me Teutën në gjysmëfinalen e Kupës.

Shehi deklaroi se është në një klub ku duhen trofetë dhe skuadra do të tentojë të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë.

Në lidhje me mungesat, tekniku bardheblu zbuloi se Nikqi nuk do të jetë i gatshëm, ndërsa Abazaj është në dyshim.

Është pika kulminante e sezonit ku kërkon të marrësh frytet e punës. Ka ngarkesë sidomos për ne që jemi në punë, por me lojtarët që kemi do të ruajmë energji pas ndeshjes ndaj Vllaznisë dhe do të përqendrohemi tek e nesërmja. Shpresoj ta përballojnë dhe mund të bëjmë 1 ose 2 lojtarë rotacion sepse kemi edhe kampionatin.

Nuk është rotacion tamam sepse do të fus lojtarë që kanë mbajtur peshën e sezonit. Në mesfushë kemi 4 lojtarë që kanë luajtur gjithë sezonin dhe dikush mund të pushojë, por edhe në mbrojtje kemi lojtarë si Lulaj, Behiratce e Najdovski. Nuk mendoj se është tamam rotacion.

Të gjithë kundërshtarët në këtë fazë me 2 takime kërkojnë të bëjnë maksimumin. Është një kompeticion me dy takime dhe asgjë nuk përfundon nesër sepse ka edhe kthim. Na kanë vënë në vështirësi shpesh por shpresoj që nesër ta vëmë ne në vështirësi.

Jam pjesë e një klubi që dëshiron të shtojë trofetë në arkivin e vet. Përderisa është një trofe, duam ta fitojmë edhe pse ka ngjeshje dhe do të fokusohemi te ajo që kemi. Kur je në gjysmëfinale, bën maksimumin për në finale.

Nuk kemi Nikqin dhe nuk dimë gjendjen e Abazajt sepse po sakrifikon. Nikqi me shumë mundësi do të mungojë 2-3 javë ndërsa pjesa tjetër është e gatshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy