
Blerja e Newcastle nga miliarderi Mohamed Bin Salman ka shënuar një risi në botën e futbollit . Bardhezinjtë nuk do të jenë më një ekip i zakonshëm por më i pasuri i planetit .
Me mbërritjen në ‘’ St James Park ‘’ sheiku arab do të kërkojë pasurimin e kurrikulumit të anglezëve dhe duke iu referuar deklaratave të bëra në pak kohë pritet që Newcastle të befasojë çdokënd.
Lufta e nisur ka në përmbajtjen e saj vetëm një fjali : Dominimi absolut sidomos në Premier League, një ndër kampionatet më të bukur dhe kompetitivë në botë .
Alternativave të bujshme në orët e fundit i është shtuar emri i Diego Simeones . Natyrisht që pankina do të ketë nevojë për një figurë shembullore dhe argjentinasi vjen pas një suksesi historik me fitimin e La Ligas . Sipas ‘’ The Sun ‘’ ‘’ El Cholo ‘’ është i duhuri për rindërtimin e bitanikëve që do të mbështeten fuqishëm nga sheikët arabë .
Por interesi i tyre nuk ka përfunduar me kaq sepse po mendojnë të afrojnë edhe drejtorin sportiv Andrea Berta , komponent determinant në sukseset e kryeqytetasve .
Risia në të gjithë këtë histori është se drejtuesit e rinj të Newcastle synojnë të marrin shembull Atletico Madridin për të arritur majat dhe patjetër emrat e lartpërmendur kanë rezultuar ndër faktorët kryesorë gjatë 11 viteve sepse e kanë shëndërruar në një rival tepër të frikshëm .
Pavarësisht se drejtuesit respektivë pa diskutim do të kundërpërgjigjen me një ‘’ jo ‘’ absolute , milionat e Newcastle mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë edhe pse indikatorët flasin për një dashuri unike ndërmjet tyre dhe Atletico Madridit .



