
Problemet e Real Madridit me Ferland Mendy për arsye të kërkesave të francezit, të cilat e ndërlikojnë rinovimin , sigurisht janë analizuar me detaje nga ana e drejtuesve.
Tek ‘’ Galaktikët ‘’ ka filluar të mendohet për një tjetër element dhe në listën e gjatë është shfaqur emri i Raphael Guerreiros .
29 vjeçarit i përfundon kontrata me Borussia Dortmundin në 30 qershorin e 2023-shit dhe për ‘’ Verdhezinjtë ‘’ merkatoja e dimrit konsiderohet një shans ideal për të mbushur arkat , pasi në të kundërt do të rrezikonin largimin e portugezit me parametër zero në verën e ardhshme.
Carlo Ancelotti akoma nuk është bindur me performancën e prapavijës dhe transferimi i Raphael Guerreiros në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ mund t’ia lehtësojë dhimbjet e kokës sepse për ‘’ Los Blancos ‘’ është shumë i rëndësishëm vijimi i të njëjtës rrugë dhe për realizimin e objektivave i kanë të gjitha mundësitë dhe mbështetjen si gjithmonë të manjatit Florentino Perez, pa të cilin Real Madridi s’do të ishte ajo skuadër që është sot.



