Gazetari i sportit, Ylli Aga zbuloi se Partizani në merkato nuk mori asnjë lojtar pa miratimin e trajnerit Ilir Daja. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Aga tha se pavarësisht se Partizani nuk ka marrë pikët e nevojshme, përsëri i ka dominuar kundërshtarët.
"Në javën e parë, në 4 ndeshje u shitën të gjitha biletat që ishin për kapacitetin e lejuar. Në tetor, problematika e stadiumeve dhe tifozëve do të rregullohet mendoj unë. Partizani-Vllaznia? Unë besoj që gjithçka është në sinkron me parashikimet që janë bërë për këtë kampionat. 7 barazime në 8 ndeshjet e fundit... Besoj që të gjitha ekipet e kanë krijuar profilin e tyre në këtë kampionat. E rëndësishme është që të përmirësohen dhe të marrin maksimumin për lojtarët e tyre. Di që te Partizani janë bërë përpjekje të mëdha, tratativa të shumta për të marrë lojtarë të rëndësishëm në skuadër. Daja ka dhënë vulën për çdo lojtar që është marrë te Partizani. 3 ndeshje 2 pikë, është rezultat shumë i keq për Partizanin për pretendimet që ka. Por në të 3 ndeshjet, Partizani ka dominuar ndaj kundërshtarëve.”, u shpreh Aga.



